KATARAKT DHE GLAUKOMË
Katarakt paraqet mjegullim të thjerrëzës së syrit me çka reduktohet mprehtësia e të parit, ndërsa me këtë edhe aftësia për punë dhe jetë. Një nga mënyrat e kurimit është intervenimi kirurgjik. Në Spitalin e specializuar për sy "Denica", operimi i kataraktit është procedurë e pa dhimbshme e cila realizohet me sukses me ndihmën e pajisjes më moderne dhe me përdorimin e materialeve më cilësore kirurgjike, përfshirë edhe thjerrëzat intraokulare të cilat vendosen gjatë intervenimit. Komplikimet gjatë operimit të kataraktit janë jashtëzakonisht të rralla, ndërsa rehabilitimi i mprehtësisë së shikimit ndodh shumë shpejt dhe i njëjti kushtëzohet nga gjendja e pjesëve të tjera të syrit.
Glaukoma konsiderohet si sëmundje e syrit e cila zakonisht paraqitet si rezultat i presionit të zmadhuar intraocular, i cili , nga ana tjetër është shkaktari kryesor për një sërë dëmtime të nervit optik. Në Spitalin e specializuar për sy "Denica", me sukses përballemi me këto sfida nëpërmjet zbatimit të procedurave më moderne terapeutike dhe diagnostike, si dhe me zbatimin e qasjeve më moderne kirurgjike nga ekipi i kirurgëve tanë.
Falë ekipit tonë të kirurgëve profesionist, me sukses i kryejmë madje edhe operacionet më të komplikuara dhe më delikate në pjesën e pasme të syrit.
Në kurimin e sëmundjeve të retinës, kryejmë operacione me laser pa pritje, sipas nevojës edhe ditën e njëjtë kur kryhet ekzaminimi, si dhe ANTI VEGF terapi modern ( injektim intraokular) në kurimin e degjenerimit të formës "së lagësht" të makulit, diabetit dhe indikacioneve të tjera.