Në Spitalin e specializuar për sy "Denica", i ofrojmë këto shërbime:
• Përcaktimi i dioptrisë me kompjuter
• Diagnozë dhe terapi të glaukomës
• Diagnozë dhe terapi për pjesën e syrit përpara dhe pjesën e pasme të syrit
• Eho diagnozë
• Tomografi koherente optike - OCT
• Ekzaminime strabologjike
• Intervenime me laser në pjesën e pasme të syrit
• Intervenime me laser në kataraktin sekondar
• Kirurgjia e kataraktit
• Kirurgjia e glukomit
• Kirurgjia e pjesës së pasme të syrit
• Kirurgjia me aparat "me lot"
Spitali i specializuar për sy "Denica" vëmendje të veçantë i kushton pajisjes. Të gjitha intervenimet diagnostiko - kirurgjike i realizojmë në kabinete dhe salla operimi, të pajisura me pajisjet më moderne.
Katarakt paraqet mjegullim të thjerrëzës së syrit me çka reduktohet mprehtësia e të parit, ndërsa me këtë edhe aftësia për punë dhe jetë. Një nga mënyrat e kurimit është intervenimi kirurgjik. Në Spitalin e specializuar për sy "Denica", operimi i kataraktit është procedurë e pa dhimbshme e cila realizohet me sukses me ndihmën e pajisjes më moderne dhe me përdorimin e materialeve më cilësore kirurgjike, përfshirë edhe thjerrëzat intraokulare të cilat vendosen gjatë intervenimit. Komplikimet gjatë operimit të kataraktit janë jashtëzakonisht të rralla, ndërsa rehabilitimi i mprehtësisë së shikimit ndodh shumë shpejt dhe i njëjti kushtëzohet nga gjendja e pjesëve të tjera të syrit.
Glaukoma konsiderohet si sëmundje e syrit e cila zakonisht paraqitet si rezultat i presionit të zmadhuar intraocular, i cili , nga ana tjetër është shkaktari kryesor për një sërë dëmtime të nervit optik. Në Spitalin e specializuar për sy "Denica", me sukses përballemi me këto sfida nëpërmjet zbatimit të procedurave më moderne terapeutike dhe diagnostike, si dhe me zbatimin e qasjeve më moderne kirurgjike nga ekipi i kirurgëve tanë.
Kirurgjia vitroretinale, përfshin një sërë procedura që kryhen në pjesën e pasme të syrit. Ky lloj i intervenimeve bën pjesë në grupin e operacioneve më të komplikuara mikro - kirurgjike.
Në Spitalin e specializuar për sy "Denica" kryejmë:
Falë ekipit tonë të kirurgëve profesionist, me sukses i kryejmë madje edhe operacionet më të komplikuara dhe më delikate në pjesën e pasme të syrit.
Në kurimin e sëmundjeve të retinës, kryejmë operacione me laser pa pritje, sipas nevojës edhe ditën e njëjtë kur kryhet ekzaminimi, si dhe ANTI VEGF terapi modern ( injektim intraokular) në kurimin e degjenerimit të formës "së lagësht" të makulit, diabetit dhe indikacioneve të tjera.
Punojmë me përkushtim për shëndetin e pacientëve tanë. Ata janë inspirimi jonë më i madh Investojmë në aparatura më moderne për diagnozë dhe kirurgji. Ekipi jonë i profesionistëve të shquar i ka përvetësuar edhe sfidat më komplekse oftalmologjike. Fuqishëm synojmë që perfeksioni të jetë virtyti jonë kryesor. Punojmë me përkushtim që të identifikohemi edhe më tepër si sinonim për shërbime premium, të kryera nga profesionistë të lartë, me çmime më të volitshme.
rr. Varshavska, 6a, Shkup
+389 2 3068-288
www.denica.mk